Studenti vdes gjatë ceremonisë së kryqëzimit të Krishtit, audienca beson se është pjesë e shfaqjes (fotot)

18/04/2022 15:24

Një i ri student ka humbur ndjenjat e ka vdekur gjatë skenës së kryqëzimit të Krishtit të premten e mirë te Pashkëve.

Por njerëzit e shumtë në audiencë besonin se ishte pjesë e shfaqjes kur studenti i filozofisë Suel Ambrose ra papritur përtokë.

25 vjeçari Suel po luante rolin e Shën Peter në inskenimin tradicional të Pashkëve, të kryqëzimit të Krishtit në Universitetin  Clariantian në Nigeri.

Ai ra përtokë gjatë skenës biblike ku supozohej të priste veshin e një prej ushtarëve që tentonin të arrestonin Jezusin.

I riu i dërgua në spital por nuk mundi të shpëtohej.

Një dëshmitar tha për universitetin Vanguard: “Fillimisht kur ndodhi menduam se ishte pjesë e aktrimit dramatik. Por kur ai nuk mund të ngrihej më ne e dinim se ishte një çështje serioze. U dërgua më pas në spital por gjendja e tij u përkeqësua dhe nuk mundi të mbijetonte”.

Zyrtaret nuk kanë dhënë ende shpjegime për shkakun e vdekjes së të riut.

Miqtë e Suel thonin se ai shpresonte të bëhej prift pas studimeve.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA