Plagosi me qytën e armës 29-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar në Korçë

18/04/2022 09:04
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është arrestuar këtë të hënë pasi dyshohet se një natë më parë ka plagosur me qytën e armës një qytetar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.M. në fshatin Dvoran të Korçës, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e pistoletës, 29-vjeçarin me iniciale B. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

30-vjeçari do të hetohet për “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel