Foto ilustruese

Një 52-vjeçar që kërkohej nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar këtë të hënë në Durrës.

Ndaj shtetasit me iniciale E.Gj. është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar nga gjykata e Veronës. Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Heqjes së paligjshme së lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

52-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Verona”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

-E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Top Channel