Kardinal Ernest Troshani Simoni, përmes një mesazhi nga Vatikani u ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë.

Në ditën e vazhdimit të kremtimit të ceremonive për Ngjalljen e Krishtit, Kardinali lutet për paqe në botë, në një kohë kur bota është trazuar nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet në vende të tjera.

Ai që do Zotin, ai që do vëllanë e vet, do të ketë lumturinë e pamasë. Uroj të keni bekimin e Zotit për të gjithë njerëzit, familjet, popullin shqiptar. Te ketë paqe, sidomos në Ukrainë, mirëkuptim, vëllazëri në botë”, shprehet Imzot Ernest Troshani Simoni.

Top Channel