Djegia tradicionale e ‘Judës’ në  Meksikë frymëzohet nga tradhtarët e Krishtit dhe politikanët (fotot)

18/04/2022 20:02

Një tank ushtarak prej kartoni e fishekzjarresh digjej sot mes disa kukullave simbolike në Meksikë, duke fajësuar simbolikisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski dhe aleatin e tij amerikan Joe Biden.

Celebrimi i Djegies së Judës në sheshin publik brohoritet nga katolikët për rikthimin e traditës pas dy vjet ndërprerjeje.

Janë disa objekte të ndryshme që digjen në celebrimin e sheshit publik, të cilët gjithashtu rrotullohen ne ajer prej fishekzjarreve të lidhura në to.

Rituali që përfaqëson triumfin e të mirës ndaj të keqes ka parë shpesh djegien e kukullave të politikanëve, artistëve apo personave të tjerë të njohur.

Praktika zhvillohet shpesh në vendet e Amerikës Latine dhe në disa pjesë të Greqisë dhe përfaqëson djegien e tradhtarëve të Jezusit.

Kohët e fundit popullata kanë përdorur kukullat për të përfaqësuar politikanë ose figura publike që kanë gënjyer njerëzit.

Rituali ka qenë në kohë të ndryshme pjesë e të gjitha kulturave katolike, e reflektuar në forma të ndryshme në djegien, shpërthimin apo mbytjen e efigjisë së të keqes.

 

FOTO GALERI
1/12
Celebrimi i Djegies së Judës në sheshin publik brohoritet nga katolikët për rikthimin e traditës pas dy vjet ndërprerjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA