Dy vite më parë, u nisëm në një udhëtim që askush nga ne nuk e zgjodhi.

Dy vite më parë, u nisëm në një udhëtim që askush nga ne nuk e zgjodhi. Covid-19 na ndryshoi të gjithëve. Na ndali ritmin e vrullshëm të ditëve, apo gjumin netëve.

Ne kemi vuajtur nga koronavirusi, ose jemi frikësuar prej tij. Kemi qarë për anëtarët e humbur të familjes, për ëndrrat e shkatërruara. Secili prej nesh u godit në një formë apo në tjetrën. Dikush humbi punën, dikush biznesin e ngritur me mund, dikush jetoi me frikën e kërcënimit të këtij virusi për ditë me rradhë.

Megjithatë ne mësuam të përshtatemi, të maskohemi, të distancohemi… madje edhe të përfitojmë nga nevojat e kësaj pandemie. Por me këto rregulla të reja, ju larguam zakoneve tona të trashëguara. Ky Covid, qe edhe vrasës i traditave shqiptare!

Kristi Gongo

Top Channel