Kjo e diel do të jetë sot në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë. Herë pas here parashikohet që të ketë dhe rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Sipas Meteoalb, në zonat e thella malore pritet të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova do të përfshihet nga vranësirat e shpesha, ku pritet të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë vendin. Vranësirat herë pas here do të zhvillohen në territor duke gjeneruar reshje shiu, por do të ketë dhe intervale me kthjellime.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel