Po kalonte 30 persona nga Bangladeshi ilegalisht drejt Malit të Zi, arrestohet i riu në Shkodër/ Si tentoi të korruptonte policët

17/04/2022 14:52

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka ndihmuar emigrantë të paligjshëm të kalojnë kufirin.

Policia bën me dije se në pranga ra A. B. 21 vjeç banues në Krujë, pasi teksa po udhetonte me Kamionçinë në Shkodër-Hani Hotit, është ndaluar dhe për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi tëmjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.

Pas kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta (Bangladeshi), të cilët ai po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel