Parandalohet krimi në familje në Tiranë! 30-vjeçari dhunoi motrat dhe babain, i kërcënoi me thikë (Emri)

17/04/2022 13:33
Foto ilustruese

Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar pas kallëzimit të një vajze, e cila dhunohej nga vëllai i saj.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari Armir Lleshi, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kërcënoi ato me mjet prerës (thikë).

I riu dyshohet se i dhunonte në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe psikologjikisht, motrat dhe babain.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Top Channel