Gjendet trupi i pa jetë i 10 vjeçarit Sevasjan Laska të cilin e mori rrjedhja e lumit të martën e 5 prillit.

Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë.

Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra.

Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.

Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme.

Top Channel