Live/ “Çohuni nga kafja”, dita e 19-të e tubimit, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Kukës.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi 60 vjeç nga fshati Mamëz i Kukësit. Ndërsa i biri, drejtuesi i mjetit, i ka shpëtuar aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe trupat zjarrfikëse të cilat vijojnë punën e cila për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.
Dyshohet që shpejtësia e automjetit dhe prania e lagështirës në rrugë janë arsyet e aksidentit me pasojë vdekjen.
Top Channel