Besimtarë të shumtë katolikë nga qyteti i Lushnjes dhe rrethinat kanë qenë të pranishëm në kishën e Shenjtërve Pali e Pjetri, me rastin e pashkëve.

Në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolikë meshën tradicionale e ka mbajtur Famullitari i kishës së Lushnjes,  Don Pavlin Zefi.

Pas përfundimit të meshës besimtarët e pranishëm i ka përshëndetur edhe kryetarja e Bashkisë Lushnje, zonja Eriselda Sefa.

Paqe, begati e lumturi ishte mesazhi i Don Pavlin Zefit për besimtarët dhe gjithë Shqiptarët.

Top Channel