42 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 1.228 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.

21 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, Përmet, 2 në Rroskovec, 1 në Kukës, Durrës, Kamëz, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 382 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërkohë që nuk ka pasur humbje jete.

18 qytetarë të tjerë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270.626 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Prill 2022)

Raste të reja ditore          42
Të shëruar në 24 orë       18
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,228

Testime totale               1,793,209
Raste pozitive                  274,504
Raste të shëruara            270,626
Raste Aktive                         382
Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           222
Vlorë               39
Berat               22
Fier                  24
Shkodër          17
Gjirokastër     17
Korçë              16
Elbasan          14
Durrës              8
Kukës               3

Top Channel