Zyrtarët e Mariupolit: Rusia po planifikon të bllokojë qytetin

16/04/2022 17:00

Zyrtarët e Mariupolit thonë se Rusia po planifikon të bllokojë qytetin duke nisur nga e hëna.

Një prej këshilltarëve të  kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko tha në Telegram më herët  se forcat ruse po planifikojnë të ndalojnë njerëzit të largohen ose të hyjnë në Mariupol duke filluar nga 18 prilli.

Ndërsa nënkryetari i baskisë, Serhii Orlov  tha se një mbyllje e tillë është tashmë në fuqi për katër ose pesë ditët e fundit.

Orlov nuk është më në Mariupol, por sugjeroi se kishte kontakte me ata që janë atje.

Duke bllokuar qytetin, atje nuk do të hyjnë më ndihma, duke rritur mundësinë e vdekjes nga uria të banorëve. Gjithashtu vështirësia do të rritet për evakuimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA