Anija indiane fundoset pranë brigjeve të Jemenit pasi u godit nga një raketë, shpëtohen mrekullisht 14 marinarë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, bëri thirrje për durim lidhur me tranzicionin politik në Venezuelë, duke deklaruar se shpreson që procesi të zgjasë “muaj, jo vite”.
Shtatë muaj pas rrëzimit dhe arrestimit të presidentit venezuelas Nicolas Maduro në një operacion ushtarak amerikan, përfaqësues të presidentes së përkohshme Delcy Rodriguez dhe anëtarë të opozitës pritet të zhvillojnë raundin e parë të bisedimeve në Karakas këtë javë.
Sipas raportimeve, sesioni i parë i bisedimeve do të përqendrohet te menaxhimi i pasojave të tërmeteve të dyfishta të 24 qershorit, të cilat shkaktuan mbi 6 mijë viktima, si dhe te forcimi i demokracisë dhe garantimi i të drejtave politike.
Ish-nënpresidentja Delcy Rodriguez mori detyrën e presidentes së përkohshme nën presionin e administratës së Presidentit Donald Trump, i cili ka mbështetur zhvillimin e këtij dialogu.
“Është e qartë se ka shumë punë për t’u bërë për të krijuar bazat për zgjedhjet”, u tha Rubio gazetarëve gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një marrëveshjeje për energjinë bërthamore civile me Paraguain.
“Duhet këmbëngulje dhe pak durim. Jo vite, por sigurisht muaj dhe javë”, shtoi ai, duke iu referuar “progresit që po bëhet” në Venezuelë.
Top Channel