Platforma e ‘Alibeajt’/ Reagon Gjekmarkaj: Berisha dhe Basha nuk mund të jenë kryetar, në pikat e tjera e mbështes parimet për bashkim

16/04/2022 12:16

Agron Gjekmarkaj i dorëhequr tashmë nga të gjitha postet politike në PD, reagoi përmes një statusi në rrjete sociale lidhur me platformën e bashkimit të demokratëve, të prezantuar sot nga Enkelejd Alibeaj.

Duke bërë përgjegjës për situatën ku ndodhet sot PD, si ish kryetarin Lulzim Basha ashtu edhe ish kryeministrin Sali Berisha, Gjekmarkaj sqaron propozimin e tij që çdo kush që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare të mos e ketë të drejten për të garuar për kryetar të PD-së, propozim i cili nuk gjeti mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Në vijim Gjekmarkaj thotë se mbështet platformën dhe apelon edhe një herë Bashën e Berishën të largohen e të lejojnë bashkimin e demokratëve.

” Une kam propozuar që çdo kush që ka konsumuar dy mandate në krye të PDSH dhe ka humbur zgjedhjet parlamentare të mos e ketë të drejten për të garuar për kryetar të PD-së. Kjo prek Sali Berishen dhe Lulzim Bashen si autore direkt të gjendjes ku është sot PD. Një parti aset kombetar nuk mund të sakrifikohet per egot e askujt sado të pundme, komike a tragjike të jene ato. Unë nuk i kam kerkuar një hap pas Lulzim Bashes por dorheqje të pakushtezuar e të parevokueshme,duke e falenderuar per gjithçka ka bërë per PD-në. Luzim Basha nuk na beri nder duke u terhequr. Ai e kishte detyrim. Nje gjest qe duhet vlersuar si mbajtje pergjeqesie.Keshtu dhe shumica e grupit.Une nuk jam terhequr nga qendrimi që një person i shpallur non gratta nga SHBA të rikthehet në grup, jo rikthim. Per pjesen tjeter e mbeshtes platformen  e paraqitur nga Alibeaj.Unë jam deputet i PD dhe nuk bëj pjesë në asnjë grupim as tek Basha as tek Berisha per të cilet mirnjohja do ishte e pafundme nese terhiqen në heshtje per një kohe të gjatë. Demokratet dhe shqiptaret u kanë dhënë mjaft atyre, pushtet, mundesi, kohe ! Tani boll më. Nuk janë gjeni, nuk janë hyjni, nuk bëjnë magji. Të tregohen të sinqertë dhe ta lënë PD të bashkohet dhe të marrë rolin që i takon si force opozitare që ndryshon veten dhe Shqiperine duke mundur Edi Ramen dhe mazhorancen socialiste. Një copë pak me e madhe me Sali Berishen dhe një tjeter  e vogel me Lulzim Bashen thjesht e vdesin opozitarizmin dhe PD-në paçka se ata mund të vegjetojnë personalisht në teatrin e politikes”

vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA