Në kërkim për mashtrim me kredi, ekstradohet nga Zvicra 48 vjecari shqiptar

16/04/2022 16:10

I dënuar me 6 vite burg për mashtrim, ekstradohet nga Zvicra 48 vjecari Avni Buci.

Buci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.

Ndaj tij gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar dënimin me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Gjatë periudhës 2008-2011, Buci në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.

 

Top Channel