Mbi 1.3 miliardë besimtarë katolikë në të gjithë botën, kremtojnë Pashkën, që do të thotë “Kalim” nga vdekja trupore dhe frymore, në Jetën e Amëshuar. Në këto ditë të shenjta, Arqipeshkëvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj përcolli mesazhin për besimtarët katolikë të Shqipërisë dhe Kombit.

Rrënojat, trishtimi dhe vdekja që edhe në këto vite pandemie e akoma më shumë në këtë kohë lufte, kanë shënuar jetën e shumë personave duhet të na nxisin të duam akoma më shumë jetën.”– tha Arjan Dodaj

Një hapësirë në fjalimin e Imzot Arjan Dodaj zuri edhe mesazh kundër korrusionit dhe abuzimit me pushtetin.

Sa dëshiroj vëllezërit e mi, të mundim errësirën që gllabëron shoqërinë, në rrugën pa dalje ku është futur, që është korrupsioni. Të çlirohemi nga borxhi që ndjejmë të shlyejmë nëpërmjet rryshfetit, kur kërkojmë një vend pune. Të çlirohemi nga borxhi për të dhënë një bakshish, përballë të drejtës që çdo njeri të ketë një kurë mjekësore.”– tha Arjan Dodaj

Paqe ju na thotë Krishti, unë e kam mundur vdekjen! Gëzuar e për shumë mot Pashkët!

Përgjatë kësaj të Shtune të Shenjtë, besimtarët iu drejtuan Kishës së Shën Palit në Tiranë, për të bekuar ushqimet e tyre.

Unë sot bekoha bukën, djathin, vezët e hudhrat si jeshillëqet e para të pranverës.

Gjatë kohës së diktaturës, ngaqë ishim familje e madhe, gjyshërit e prindërit i bënin ritualet e Pashkës, fshehurazi. Na thoshin merre këtë vezë të kuqe, se është 1 Maji, Dita e Punëtorëve.

Unë mbajta Kreshmë që nga dita e premte. Lutem për familjen, motrat e vëllezërit. Unë shpresoj që politikanët tanë, të jenë më të ndjeshëm, më të dhimbsur, jo fasadë dhe fallco, por të thjeshta si këto vezë, që simbolizojnë shumë.

Top Channel