“Ëndrrat u prenë në mes”, Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: 200 fëmijë të vrarë gjatë pushtimit rus

16/04/2022 16:47

Prokurori i Përgjithshëm ukrainas tregon se 200 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë që kur forcat ruse pushtuan vendin më 24 shkurt.

360 fëmijë të tjerë kanë mbetur të plagosur në luftën që vijon në javën e tetë.

Muajin e kaluar, Kombet e Bashkuara thanë se mbi 10 milionë njerëz në Ukrainë mendohej se ishin larguar nga shtëpitë e tyre pas pushtimit nga Rusia.

Shifra përfshinte rreth 3.5 milionë refugjatë që ishin larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta drejt shteteve fqinje.

Top Channel