Rreth 600,000 katolikë morën pjesë në aktrimin e kryqëzimit të Krishtit në kryeqytetin e Meksikës, pas dy vjet ndërprerjeje prej semundjes.
“Gjërat tradicionale po humbisnin por tani shpresojmë të rikthehen sepse është një kënaqësi”, thotë 63-vjecarja Susana Montano që ka marrë pjesë në ceremoni që kur ishte e vogël.
Kryebashkiakja Claudia Sheinbaum tha se ishin mbledhur rreth 600 000 njerëz për të celebruar përvjetorin e 179 të kësaj tradite këtë vit.
Rreth 100 njerëz morën pjesë në vënien në skenë të legjendës katolike, ku përfshiheshin aktorë e muzikantë që përgatiteshin prej kohësh pe rolet.
Spektatorët me foto të të dashurëve në duar hipnin në pemë ose kalonin mes turmës për të parë nga afër inskenimin emocionues të kryqëzimit të Krishtit .
Top Channel