‘Dëgjuam tre krisma” banori në Shijak tregon për atentatin ndaj djalit të efektiv të policisë: Ishte i tmerruar, makina e autorëve…

16/04/2022 15:47

Një prej banorëve të zonës në Shijak, ku mesditën e sotme u regjistrua atentati me armë zjarri, tregon se si e gjetën të riun që fatmirësisht i shpëtoi plumbave.

Për Top Channel ai rrëfen momentet e para pas atentatit në rrugën dytësore Shijak- Xhafzotaj, çfarë dëgjoi e pa, si dhe çfarë u tha shoferi pasi i shpëtoi atentatit.

“Dëgjova tre krisma. Dëgjuam të parën nuk dolëm, dëgjuam të dytën dolëm jashtë, ishim duke pirë kafe te lokali dhe pamë që kamioncina i ra shtyllës, bëri masë korenti. Kur dolëm, vetura që e qëlloi iku. Ne s’pamë asgjë se një moment ishte. Lajmëruam policinë”

Si ishte gjendja e shoferit?
Shoferi ishte tmerruar, ishte zverdhur. Morëm ca ujë ia dhamë edhe pritëm sa erdhi policia.

Arritët ta shihnit makinën që qëlloi?
Jo, absolutisht jo. Pamë vetëm plumbin poshtë aty. Këtej del direkt për autostradë pastaj, ikën për Tiranë.

Top Channel