Çdo e diel do të jetë dita pa makina duke nisur nga 17 prilli, një nisëm kjo e ndërrmarrë nga Bashkia e Tiranës për ti dedikuar një ditë në javë këmbësorëve. Kjo nisëm synon jo vetëm uljen e ndotjes së ajrit por dhe sjelljen e një kulture të re në kryeqytet.

Kufizimi i qarkullimit të makinave do të prekë vetëm disa segmente në Tiranë, duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 15:00.

Kufizimi prek bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Ministria e  Brendshme deri tek ish-hotel Dajti. Nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali” si dhe segmenti i rrugës Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit

Në pjesën tjetër të kryeqytetit qarkullimi i makinave do të vijojë normalisht. Bashkia e Tiranës po e kthen në traditë tashmë të dielën pa makina. Edhe më herët janë zhvilluar ditë të tilla që kanë qenë të mbushura me aktivitete kryesisht për fëmijët, shumë prej të cilëve lëviznin në rrugë më bicikleta e monopatina.

 

Top Channel