33 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 666 testime rezultuan të infektuar  11 persona  në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.

Aktualisht janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.  Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.

Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Statistika (16 Prill 2022)

Raste të reja ditore          33
Të shëruar në 24 orë       42
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      1
Testime ditore                 666

Testime totale               1,791,981
Raste pozitive                  274,462
Raste të shëruara            270,608
Raste Aktive                         358
Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           210
Vlorë               36
Berat               22
Fier                  20
Shkodër          17
Korçë              15
Elbasan          14
Gjirokastër     13
Durrës              9
Kukës               2

Top Channel