Zbulohet një tjetër qendër masazhesh në Tiranë që shfrytëzohej për prostitucion

15/04/2022 14:24

Një qendër masazhesh që shfrytëzohej për prostitucion është zbuluar në Tiranë, në rrugën “5 Maji”, ku në pranga është vënë administratori i biznesit Ardit Buci.

Pas kontrolleve të policisë është konstatuar që 29-vjeçari Ardit Buci shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, si pasojë është vënë në pranga për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel