Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet për të identifikuar personin që kërcënoi me jetë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Nikola Svetozareviç, i cili prezantohet si një aktor dhe kompozitor ka postuar një video në rrjetin social Instagram në të cilën bën thirrje për vdekjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Kërcënimet skandaloze me vdekje ndaj Presidentit të Republikës nuk do të tolerohen dhe do të sanksionohen në përputhje me ligjin”, tha prokurori i lartë publik në Beograd, Nenad Stefanoviç, sipas medias serbe.

Ai ka publikuar fotografi të një personi me kosë me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiç”, të shoqëruar me këngën të titulluar “Je i vdekur”.

“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vijë te dera”, është teksti i kësaj kënge.

Top Channel