Sulmohet policia e Kosovës/ Incidenti në pikën kufitare në veri në rrugët e kontrabandës

15/04/2022 20:04

Në tre ditët e fundit, policia kufitare e Kosovës u sulmua katër herë në Zubin Potok.

Në asnjërën prej sulmeve nuk pati policë të lënduar. Për të kryer hetimet, Policia e Kosovë bllokoi një pjesë të rrugës kryesore që të çon në pikën kufitare në Bërnjak, megjithatë pati rrugë alternative për të arritur në këtë pikë.

Tre policë kufitar që udhëtonin për në pikën kufitare në Bërnjak për të marrë detyrën mëngjesin e së premtes u sulmuan me kallashnikov e granatë dore. Vendi ku ndodhi sulmi është në aksin rrugor të Zubin Potokut që të çon në këtë pikë kufitare. Policia e Prokuroria me orë të tëra bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Policia e Kosovës gjeti gëzhoja të AK47 e copa të granatës në vendin ku ndodhi sulmi i të premtes. E nga sulmet e tre ditëve më herët u gjetën edhe gjësende të tjera, prej të cilave policët shpëtuan për shkak të veturave të blinduara.

Ministri i Punëve të Brendshme sulmet i quajti terroriste e të orkestruara nga Serbia me qëllim frikësimin e policisë e qytetarëve të Kosovë.

Në zonën ku ka ndodhur sulmet policia e Kosovës muaj më parë kishte bllokuar edhe disa. Ndërkohë kreu i ekzekutivit Albin Kurti kërkoi nga Serbia të distancohet nga sulmet ndaj policëve.

Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin ndaj policëve kufitar duke bërë thirrje të mos ketë tensione në Veri të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA