Rreth tetë prokurorë të SPAK dhe forca policie kanë zbarkuar në doganën e Vlorës.

Ata kanë shoqëruar në komisariat  katër persona,  Mustafa Meçen, peshorist, Aurel Nebiun doganier i kontrollit fizik, shoferin Skënder  dhe Arjan Kasemin pronar të subjektit “Këno 200”4 , i cili sjell rroba të përdorura nga Italia.

Sipas burimeve, brenda doganës kamioni ka qenë mbi peshën që kanë deklaruar , ndërkohë që kamioni nuk është hapur akoma dhe është me vulë, por mund te ketë dhe mallra të tjerë të padeklaruar.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA