Moskva është anija e parë luftarake ruse që shkatërrohet që nga Lufta e Dytë Botërore

15/04/2022 13:55

Historiani Evan Mawdsley, i specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore ka thënë se anija Moskva, është anija luftarake e parë që Rusia ka humbur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Hera e fundit që një anije luftarake ruse fundos, ishte 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shtoi se ndërsa Rusia kishte humbur lloje të tjera të anijeve luftarake gjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore, Chernova ishte anilja luftarake e fundit ruse që ishte fundosur në 1941.

Profesor Mawdsley shtoi se megjithëse Moskva ishte gati 40 vjeç, ajo ishte një nga anijet më të mëdha në Marinën ruse dhe se asnjë anije e re e madhe sipërfaqësore nuk është ndërtuar që nga vitet 1980.

Duke supozuar se Moskva u godit dhe u dëmtua nga një raketë relativisht e vogël Neptun, ngjarja informon se anija kishte mbrojtje të dobët kundër raketave dhe kontroll të dobët të dëmtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA