Bllokonte llogaritë rrjedhëse, pa dijeninë e kompanisë/ Arrestohet punonjësi (Emri)
15/04/2022 09:25
Një përmbarues privat ka shpërdoruar detyrën, duke firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti, pa e njoftuar atë.
Top Channel mëson se 54-vjeçari Fatos Alimadhi i ka bllokuar llogarinë një familjeje.
Një person ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë, ndërsa përmbaruesi i bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit, pa i lajmëruar ata.
Gjithasht gjatë operacionit “Account”, u hetuan në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel