Planifikonin luftë civile ne Gjermani, arrestohen ekstremistët e “Vereinte Patrioten”!

14/04/2022 14:13

Kontrollet e befasishme të policisë gjermane në 9 lande të vendit rezultuan me arrestimin e disa pjesëtarëve të një grupi ekstremist dhe sekuestrim armësh, municionesh, parash kesh, shufrash ari e monedha argjendi.

Bastisjet u kryen në 20 prona me në shënjester pese individë të moshave nga 40 deri në 50 vjeç. 

Në operacion u angazhuan 270 oficerë, duke përfshirë njësitë speciale të Policisë. Grupi ishte vënë nën përgjim, e nga bisedat e pjesëtareve të tij dyshohet se ata po planifikonin të vendosnin eksploziv dhe të rrëmbenin “personazhe të njohura publike”. 

Prokurorët në Koblenz në Gjermaninë perëndimore pohojnë se të ndaluarit akuzohen për planifikimin e një akti të rëndë dhune në kërcënim ndaj shtetit dhe shkelje të legjislacionit për armët. 

Pjesëtarët në grupin e bisedave “Vereinte Patrioten” (Patriotët e bashkuar) thuhet se synonin të shkatërronin objektet e furnizimit me energji elektrike në mënyrë që të shkaktojnë një ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë, e për rrjedhojë, të krijonin “kushte të ngjashme me një luftën civile”, pohoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në shtetin e Rheinlandit. 

Kjo situatë do të mundësonte më pas rrëzimin e qeverisë së zgjedhur në Gjermani dhe si pasojë edhe të sistemit të saj demokratik. Hetimi mbi aktivitetet e dyshimta të grupit në fjalë kishin nisur tetorin e vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA