Kamboxhia festonte sot vitin e ri Kmer që shënon fundin e sezonit të korrjeve në kulturën tradicionale vendase.
Eventi i dashur për vendasit që punojnë kryesisht në fushat e orizit, nuk ishte mbajtur prej dy vitesh prej frikës së infektimeve.
“Jam i lumtur që mund të kemi celebrimet tradicionale për të shënuar vitin e ri Kmer”, tha banorja vendase Kai Davi.
“Tani që tempujt janë rihapur për të mbajtur ceremonitë ne ndjehemi të lumtur sepse nuk mund të harrojnë traditat e kulturës tonë”, shtoi ajo.
Banorët me veshje ornamentale shiheshin duke kërcyer ndërsa të tjera bënin ritualet e bekimit në Malin e rërës.
Një tjetër banore pjesëmarrëse shprehej: “Falenderoj qeverinë që na lejoi celebrimet e Khmer këtë vit, sepse ka shumë njerëz që i shijojnë ato”.
“Në këtë ditë të veçantë ne zbavitemi duke kërcyer, duke hedhur pluhur ndaj njëri-tjetrit e duke goditur poçet”, shtoi pjesemarresja.
Top Channel