“Vrasja e dytë” e Merushes/ Djali varros të atin vrasës, por jo nusen! 30-vjeçarja përcillet nga fëmijët e saj

13/04/2022 15:06

Merushe Hazizi, gruas që u vra dje nga vjehrri nuk i kanë vendosur as foton në lajmërimin e ceremonisë mortore. Varrimi i 30 vjecares është bërë nga prindërit e saj.

Ndërsa për në banesën e fundit ajo është shoqëruar nga tre fëmijët minorenë të cilët i kishte lënë tek familja e prindërve pasi nisi jetën e re me Fatjon Hoxhën.

Merushe Hazizi u qëllua një ditë më parë tre herë me thikë në gjoks nga vjehrri i saj i cili nuk ishte dakord me zgjedhjen e të birit. Ndërsa Fatjoni bashkëjetuesi i Merushes ka zgjedhur të mos shkojë në ceremoninë e gruas por në atë të babait të tij vrasës. As ish bashkëshorti i Merushes babai i tre fëmijëve nuk ka shkuar në ceremoninë mortore të saj.

Fqinja shprehet e dinin lidhjen dhe grindjet e saj por jo se do ndërmerrej vërtet ky akt makabër nga Xhevahir Hoxha.

E ndërsa përcillet edhe 61 vjecari drejt banesës së fundit askënd nuk sheh në fshat. Të gjithë e dinin paralajmërimet për këtë ngjarje me dy viktima. Ne te dyja ceremonite mortore kishte shume pak njerëz.

Xhevahiri babai i Fatjonit ishte shprehur gjithmonë që nuk e pranonte nuse djali Merushen ndaj sa herë që kishin konflikte për këtë arsye u kërkonte të dilnin nga shtëpia e të largoheshin. Fatjoni me Merushen më herët ishte larguar nga Roskoveci e kishin jetuar me qera në Vlorë por mungesa e të ardhurave ekonomike e detyruan çiftin të ktheheshin në fshat e të punonin serat.

Rikthimi i Fatjonit në fshat pranë familjares edhe pas zënkave të shumta nuk e bindën 61 vjecarin të pranonte fatin e djalit të tij po coi deri në fund inatin e mospranimit të dashurisë së të rinjve duke i marrë jetën 30 vjecares e më pas vetes së tij.

FOTO GALERI
2/11
Nusja, Merushe Hazizi

Top Channel