U arrestua për trafik të mjeteve motorike dhe përfshirje në grup kriminal, nis hetimi pasuror për Ervis Carën

13/04/2022 11:43

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim pasuror për shtetasin Ervis Cara dhe 4 familjarë të tij duke verifikuar të gjitha pasuritë përfshi edhe lëvizjet bankare të tij.

Më 25 shkurt ai u arrestua për trafik të mjeteve motorrike nga Kosova në Shqipëri dhe grup kriminal, ku rezultuan të ishin të përfshirë edhe 3 punonjës policie.

Nga kontrollet rezulton se babai i Carës ka në pronësi një bar kafe dhe 50% të një subjekti. Në emrin e Ervisit rezultojnë në pronësi një apartament, një garazh dhe një makinë.

Nga verifikimi i kadastrës rezulton se familjarët kanë në posedim një apartament dhe toke arë. Policia bën me dije që Ervis Cara, jeton në Kamzë, në një banesë 3 katëshe.

Për shkak të përfshirjes në aktivitet kriminal, dyshohet që pasuritë janë krijuar nga ky aktivitet.

Top Channel