Kjo e mërkurë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, por pritet që në zonat malore të ketë kalime të pakta vranësirash.

Në orët vijuese parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare edhe në pjesën tjetër të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Lindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova gjatë paradites do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat Lindore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Por në orët vijuese vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen në të gjithë vendin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel