Policia thotë se gruaja shtypi me makinë burrin që i propozoi për marrëdhënie seksuale në SHBA (fotot)

13/04/2022 17:32

Një grua përballet me akuza vrasjeje në Maryland, SHBA pasi shtypi për vdekje me makinën e tij një burrë që i kishte propozuar të kryenin marrëdhënie seksuale, njoftoi policia.

25 vjeçarja Katie Foster, akuzohet për vrasje të gradës së parë pasi të dielën la të vdekur 52 vjeçarin Joseph Dawson, të cilin e kishte goditur pas një debati që kishin pasur, tha policia e Baltimore.

Dawson ishte dërguar në spital por më vonë u shpall i vdekur, teksa kur mbërriti policia u gjet i shtypur nën makinën e tij, shkruante rrjeti vendas WBAL-TV reported.

Foster tha në polici se kishte tymosur kokainë me Dawson më herët por më pas ai ofroi të bënte seks me të. Sipas dëshmisë ajo kishte refuzuar dhe kishte hipur në makinën e një burri tjetër.

Por Dawson kishte ndjekur dyshen në makinë, sipas Foster, para se të dilte nga makina e tij dhe të niste të përleshej me burrin në makinë me të, thonë dokumentet e akuzës.

Prandaj Foster kishte hipur në makinën e Daëson, kishte shkelur gazin dhe e kishte përplasur burrin për vdekje, thanë hetuesit.

“Ne nuk besojmë se ky ishte një aksident,” tha hetuesi i Baltimore Trae Corbin. “Ne besojmë se është një akt i qëllimshëm i kryer nga zonja Foster.”

Foster, e cila refuzoi aplikimin për liri me kusht tha në kohën e incidentit po përpiqej të shpëtonte nga Dawson. Gyqi i saj është caktuar më 6 maj, shkruante rrjeti vendas Baltimore Sun.

FOTO GALERI
1/2
25 vjeçarja Katie Foster, akuzohet për vrasje të gradës së parë pasi të dielën la të vdekur 52 vjeçarin Joseph Dawson

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA