Përdhunimet, “pjesë e arsenalit të Rusisë” në luftën në Ukrainë

13/04/2022 16:20

Kur ushtarët nga Rusia erdhën në qytetin e saj dhe e kërcënuan se do t’ia përdhunonin vajzën, një nënë tentoi që t’i bindte ata që ta merrnin atë, tha psikologia Vasylisa Levchenko, duke treguar një histori të një viktime të supozuar të përdhunimit në Ukrainë. “Njëri nga ta u pajtua”, tha ajo.

Ky rrëfim është një prej disa ngjarjeve të dokumentuara nga zyrtarët, punëtorët e ndihmës dhe monitoruesit e të drejtave të njeriut, teksa trupat ruse janë tërhequr nga zonat përreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe nga zona të tjera të shtetit, që prej se nisën pushtimin më 24 shkurt.

Është e pamundur të dimë se sa viktima janë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Avokatja e Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova. Kjo pasi “shumë njerëz janë vrarë brutalisht… Por, është histori tjetër kur gratë tona, fëmijët dhe prindërit e tyre tani po na tregojnë neve për dhunën që është ushtruar ndaj tyre”.

Denisova shtoi se disa nga viktimat e supozuara të përdhunimit pretenduan se ushtarët u thanë gjëra të tilla si: “Ne do të sigurohemi që të mos dëshironi të jeni më me ndonjë burrë, në mënyrë që të mos keni më fëmijë”.

Sipas informacioneve paraprake, ka pasur shumë përdhunime, shumë”, tha prokurorja e Përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova. “Të gjitha rastet do të hetohen pasi territori ynë të jetë çliruar”.

Prokurorja e Përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova, qëndron pranë vendit ku është gjetur një varrezë masive në Buça. 8 prill 2022.
Prokurorja e Përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova, qëndron pranë vendit ku është gjetur një varrezë masive në Buça. 8 prill 2022.
Në një raport të publikuar më 3 prill, organizata Human Rights Watch (HRW), dokumentoi pretendimet e para për përdhunim. Një grua 31-vjeçare, e cila kërkoi që të mos identifikohej, nga fshati Malaja Rohan, afër qytetit lindor të Harkivit, tha se ushtarët rusë hynë në natën midis 13 dhe 14 marsit në bodrumin e një shkolle lokale ku po strehoheshin gratë dhe fëmijët. Ajo tha se një ushtar e mori atë dhe e dërgoi në një klasë që gjendej në katin e dytë të kësaj shkolle dhe nën kërcënimin e armës e detyroi atë të zhvishej dhe të bënte seks oral.

Gjatë gjithë kohës, ai ma mbajti armën afër kokës ose ma vendoste në fytyrë”, citohet të ketë thënë ajo. “Ai qëlloi dy herë në tavan dhe tha se po më jepte më shumë ‘motiv’”.

Më pas, ushtari e përdhunoi dy herë, ka rrëfyer kjo grua. Ai e preu me thikë në fytyrë dhe qafë dhe më pas e la që të ikte.

Ditën tjetër, ajo dhe familja e saj shkuan në Harkiv, ku ajo mori ndihmë.

Jam me fat që jam gjallë”, tha ajo.

Po të njëjtën ditë, ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons, shkroi në Twitter se përdhunimi është “armë e luftës”.

Megjithëse nuk e dimë ende shtrirjen e plotë të përdorimit të tij [përdhunimit] në Ukrainë, veçse është e qartë se është pjesë e arsenalit të Rusisë”, shkroi Simmons. “Gra të përdhunuara para fëmijëve të tyre, vajzat para familjeve të tyre, si një akt i qëllimshëm nënshtrimi”.

Rusia nuk është përgjigjur në mënyrë specifike ndaj akuzave për përdhunim. Zyrtarët rusë kanë mohuar se forcat ruse në Ukrainë kanë shënjestruar civilët ose kanë kryer krime lufte, por kanë ofruar pak dëshmi për t’i mbështetur këto mohime.

Pak pas raportit fillestar të HRW-së, hulumtuesja në Ukrainë e kësaj organizate, Yulia Gorbunova, i tha Radios Evropa e Lirë se ajo ka hetuar edhe dy raste të dhunës seksuale të kryer nga trupat ruse në Buça dhe Brovari, që gjenden në periferi të Kievit.

Mbledhja e informacioneve për raste të tilla mund të marrë shumë kohë”, tha Gorbunova më 8 prill. “Në disa konflikte, u desh muaj ndoshta edhe vite para se të dihej shkalla e vërtetë e krimeve”.

Në dritë të këtyre raporteve fillestare, një mori historish të ngjashme të dhunës seksuale – dhe pretendimeve për mizori të tjera, nisën të dokumentohen pasi forcat ruse nisën tërheqjen nga pjesë të Ukrainës në fillim të këtij muaji.

Një grua shihet me një foshnje në autobus duke u larguar nga qyteti i Mariupolit. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Andriy Nyebytov, kreu i policisë rajonale të Kievit, i tregoi Current Time lidhur me një rast të supozuar të dhunimit në fshatin Bohdanivka.

Gruaja shkoi në shtëpi së bashku me djalin e saj të vogël dhe tentoi që të fshihej” nga ushtarët rusë që ia kishin vrarë burrin, tha Nyebytov, por dy ushtarë erdhën në mbrëmje në shtëpinë e saj. Ata ishin të dehur. “Dhe ata e përdhunuan atë pasi e kërcënuan se do t’ia qëllonin djalin”.

“Ata u larguan, por më pas u kthyen edhe tri herë, dhe secilën herë e përdhunuan këtë grua”, tha ai. “Në në fund, ajo arriti që të ikte”.

Gjatë një konference për media më 7 prill, Oleksandr Vilkul, kreu i administratës ushtarake ukrainase në Krivij Rih, në rajonin jugor të Hersonit, akuzoi forcat ruse për përdhunimin e një gruaje 78-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook më 8 prill, Avokatja e Popullit, Lyudmyla Denisova, raportoi për një rast të supozuar të përdhunimit të një vajze 14-vjeçare. Kjo vajzë, siç tha ajo, u përdhunua nga pesë ushtarë në Buça, duke shtuar se viktima ka mbetur shtatzënë. Denisova, po ashtu, raportoi se një grua në Buça ishte lidhur në një tavolinë dhe ishte detyruar të shohë se si ushtarët rusë përdhunonin djalin e saj 11-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare në Irpin, afër Kievit, po ashtu sipas saj ishte dhunuar nga tre ushtarë në të njëjtën kohë.

Niveli i brutalitetit të kësaj ushtrie terroristësh dhe ekzekutuesish të Federatës Ruse nuk njeh kufij”, shkroi Denisova, duke kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të hetojnë mizoritë e pretenduara.

Psikologia Levchenko tha se numri i rasteve të përdhunimeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë sesa numri i rasteve të raportuara deri më tani.

Nuk është se gratë nuk duan të flasin për këtë çështje”, tha Levchenko. “Ato nuk munden. Tronditja që kanë pësuar pengon në formimin e mendimeve… Një person i tillë shpesh nuk mund as të raportojë saktësisht se çfarë ka ndodhur”.

Ajo shtoi se rastet e reja po raportohen nga ukrainasit që kanë ikur në Poloni dhe tani këto viktima rrëfimet po ua tregojnë punëtorëve të ndihmës.

Viktimat e tjera, sipas punëtorëve të ndihmës, nuk duan të flasin nga frika e hakmarrjes teksa lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e dytë.

Ishte një grua që tha direkt se nuk dëshiron që ne t’ia tregojmë askujt historinë e saj”, tha Maryna Lehenka, zëvendëspresidente e organizatës joqeveritare evropiane kundër trafikimit të njerëzve, La Strada. “Sepse ajo ka frikë se do ta gjejnë dhe do ta vrasin. Kështu i thanë asaj ata”.

Në intervistën e dhënë më 7 prill, psikologia dhe punëtorja e ndihmës, Kateryna Galyant, e cila ka krijuar një kanal në Telegram ku profesionistët e shëndetit mendor mund të lidhen me njerëzit që kanë nevojë, përshkroi tri përdhunime të supozuara në grup, ku përfshiheshin grupe prej tre deri në pesë ushtarë rusë në Buça.

Ajo tha se viktimat i thanë asaj se keqbërësit kishin shkuar në banesa ose strehimore që kishin shenja që tregonin se gra ose fëmijë ishin fshehur në këto ndërtesa.

Përdhunimi tani është një instrument lufte”, tha Galyant. “Një mënyrë për të shfaqur forcë, për të terrorizuar njerëzit dhe për t’i thyer ata psikologjikisht dhe fizikisht”.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Venediktova, i tha Current Time se zyra e saj ka krijuar një grup pune për të mbledhur informacione lidhur me rastet e supozuara të përdhunimeve, në mënyrë që më pas këto informacione t’i dërgohen Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Ata kanë hapur një rast kundër Federatës Ruse”, tha ajo. “Kundër shtetit agresor. Kjo na mundëson neve që ta përdorim këtë të dhënë jo vetëm personalisht kundër ushtarëve individualë. Nëse jemi në gjendje t’i identifikojmë ushtarët, do të ishte e shkëlqyeshme. Por, nëse nuk do të mund t’i identifikojmë ata, ne sërish mund t’i përdorim këto informacione dhe prova për të konfirmuar krimet e kryera nga ushtria ruse në territorin e Ukrainës”./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA