“Nuk jetoj dot pa të”/ Kryemadhi deklarata dashurie për Metën: Më bën shumë herë të bie në dashuri

13/04/2022 21:48

Monika Kryemadhi ka treguar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ lidhjen e ngushtë që ka me bashkëshortin Ilir Meta. Ajo tha se në fillimet e tyre e urrente Metën sepse ai ishte shumë maskilist.

Kryemadhi tregoi se as vetë nuk e kishte kuptuar se si kishte rënë në dashuri me Metën dhe puthjen e parë e kishte dhënë në ambjentet e selisë së PS në 1994. Ajo deklaroi se nuk mund të jeonte pa të dhe se gjestet e vogla të Metës e bëjnë të dashurohet çdo ditë me të.

“Ata i përjetojnë ankthet e emocionet tona por nuk i shprehin. E vogla qan në telefon dy orë ndërsa djali reagon me vështrime. Jam impulsive dhe posesive si në politikë edhe në prindërim. Ditëlindjen nuk e festova, foton ma bëri Ilir Meta. Dashuria jonë, Iliri ka qenë njeriu që kam patur inat shumë se është maskilist, urrejtja kthehet në dashuri, nuk e kam kuptuar asnjëherë se si rashë në dashuri, ishim në korridorin e PS, në janar të 94 i kam dhënë puthjen e parë. Kam qenë 20-vjeç, Nofkat kanë qenë të çuditshme, noshi zemër. Nëse bëj diçka të mirë, nëse nuk më thotë Ilir Meta e ke bërë mirë kam dështuar. Nuk jetoj dot pa të. Më bën shumë herë të bie në dashuri.”

FOTO GALERI
2/10

Top Channel