Merushe Hazizi “dënohet” edhe nga familjarët, nuk i vendosin foto në lajmërimin e vdekjes/ Fëmijët e përcjellin për në banesën e fundit

13/04/2022 11:46

Merushe Hazizi që u vra dje nga vjehrr, është “dënuar” edhe nga familjarët e saj, të cilët nuk i kanë vendosur as foton në lajmërimin e vdekjes së vendosur nëpër shtylla.

Në daljen e saj nga shtëpia për në banesën e fundit qëndronin tre fëmijët minorenë, të cilët i kishte lënë te familja e prindërve të saj.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima Merushe Hazizi ka marrë 3 goditje me thikë në gjoks që i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Ndërsa Fatjoni ka zgjedhur të mos shkojë në ceremoninë e bashkëjetueses po në atë të babait të tij vrasës. Edhe ish-bashkëshorti i Merushes nuk ka shkuar në ceremoninë mortore të saj, pavarësisht se nga martesa e tyre erdhën në jetë tre fëmijë.

Martesa e padëshiruar me të birin dyshohet të jetë shkak i tragjedisë së dyfishtë që ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.
Xhevair Hoxha nuk e donte për nuse 30-vjecaren për shkak se djali i tij Fatjoni braktisi bashkëshorten e parë dhe nipin për shkak të saj. I biri i Xhevahirit dhe viktima bashkëjetonin prej tre vjetësh. Merushe Hazizi kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, por që jetonin me ish-bashkëshortin e saj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel