Finalja e Conference League/ UEFA verifikon nivelin e sigurisë për ndeshjen që do mbahet në Tiranë

13/04/2022 15:40

Vëmendjen dhe rëndësinë që po i kushton UEFA dhe e gjithë Europa me finales së Conference League-s ka rritur ndjeshëm nivelin e përgjegjësisë së autoriteteve shqiptare dhe padyshim pas pjesës sportive, një ndër elementët kryesorë q[ kërkon vëmendje të veçantë është siguria.

Në seminarin e radhës të UEFA-s n[ Tiran[ ishte i pranishëm Adrian Dinka, drejtor i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Aktiviteteve Sportive në Këshillin e Europës.

 “Sigurisht që finalja është një aktivitet shumë i rëndësishëm për Tiranën por është dhe po kaq I rëndësishëm për UEFA-n, për këtë arsye ne jemi këtu për t’ju mbështetur, për të mbështetur policinë e shtetit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Unë mund të them se ndihem shumë i sigurt në Shqipëri dhe në Tiranë”, tha Adrian Dinka, Drejtor i Komitetit të Mbrojtjes dhe sigurisë në KE.

A është Shqipëria gati për një aktivitet të këtyre përmasave në aspektin e sigurisë? Zv. drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit Albert Dervishaj siguron se vendi ynë i ka plotësuar standardet.

“Vendi ynë I ka plotësuar standardet që kur aplikoi për këtë finale, dhe mund të them se kjo ndeshje do të zhvillohet në kushte krejt normale”, tha Albert Dervishaj, zv. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nga skuadrat e mbetura për në finalen e 25 majit, Roma, Bodo Glimt, Leister, Marseille, Paok, Slavia Pragës, Fyenord apo PSV cila ka tifozerinë më të padisiplinuar?

”Ju nuk duhet t’i trembeni asnjë lloj tifozerie, të gjitha shtetet e skuadrave që janë ende në garë kanë agjent dhe informator të dedikuar për grupimet e tifozerive. Përfaqësues të sigurisë dhe policisë do t[ jen[ k[tu në grupe nga 5 deri në 10 agjent për të dhënë informacion rreth tifozerive të tyre. Kështu që mos u trembni, të gjithë shtetet e Bashkimit Europian do të ofrojnë mbështetjen e tyre”, tha Dinka.

Po sa efektivë policie do të përfshihen në këtë finale?

“Në ndeshje të rëndësisë të veçantë kryesisht të përfaqësueses si përballë Izraelit, Serbisë apo Francës janë përfshirë nga 1200 deri në 1500 forca policie. Kështu që edhe kjo ndeshje edhe pse nuk është përcaktuar akoma do të ketë një shifër të tillë”, tha Dervishaj.

 

Top Channel