Barcelona kampione e Spanjës, katalanasit “gjunjëzojnë” Real Madridin dhe festojnë titullin në sytë e rivalëve
I transferuar në Itali tek Milani për të dhënë kontributin e tij të pjesshëm, Luka Modric, 40 vjeç, është një ndër lojtarët më të mirë të kuqezinjëve dhe Serisë A.
Së fundit ai ka komentuar situatën e Italisë, e cila rrezikon të humbasë Botërorin për herë të tretë radhazi dhe duhet të kalojë nëpër “ferrin” e “play’off”-eve për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.
Në gjysmëfinale “Azzurrët” do të përballen me Irlandën e Veriut, ndërsa nëse kalojnë, do të ndeshen me fituesin mes Uellsit dhe Bosnje-Hercegovinës.
“Do të ishte një tragjedi për Italinë që të mungojë në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi”, ka thënë Modric për “Gazzetta dello Sport”.
“Shpresoj që Italia të kualifikohet, sepse Botërori duhet t’i ketë të gjitha skuadrat më të mira, dhe Italia është një prej tyre. Playoff-et janë gjithmonë të vështira, por ju uroj më të mirën. Po ju pres në Botëror!”.
Top Channel