Policia ka zbuluar makinën që është përdorur në atentatin ndaj Nazmi Bandulës dje në shkodër. Makina është një Benz Mercedez Rexhina ngjyrë gri por me target e vjedhura.

Nga një verifikim rezulton se targa AA 208 ZS në fakt i përket një makine Toyota Yaris në pronësi të një zonje.

Autorët kanë ndryshuar targat për të humbur gjurmët. Ata dje në mëngjes i janë afruar lokalit dhe kanë qëlluar ndaj viktimës i cili po pinte kafen e mëngjesit, në tavolinën në pjesën e jashtme të lokalit.  Këto janë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë ne momentin qe makina ndalon disa sekonda dhe autorët qëllojnë nga dritarja.

Në pamje duket edhe viktima që rrëzohet nga tavolina pas goditjes nga breshëria e kallashnikovit.

Autorët kanë qëlluar 14 herë me kallashnikov por në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të armës.

Policia ka marrë në pyetje 5 dëshmitarë në vendin e ngjarjes të cilët kanë bërë vetëm përshkrimin e makinës pa arritur të identifikojnë autorët.

Top Channel