Familja e Merushe Hazizit, që u vra ditën e sotme nga vjehrri i saj  Xhevair Hoxha në fshatin Suk 1 të Reskovecit në Fier ka hapur dyert e mortit.

30-vjeçarja ka lënë pas tre fëmijë jetimë. Bëhet me dije se familjarët e kanë marrë vesh lajmin me anë të mediave pasi nuk dinin asgjë për humbjen tragjike të vajzës së tyre, pasi e kishin pranuar lidhjen e saj dhe nuk kishin dijeni për zënkat mes tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme ku vjehrri i viktimës 61-vjeçari Xhevahir Hoxha, vrau me thikë  nusen e djalit, pasi nuk pranonte lidhjen e djalit të tij me 30-vjeçaren Merushe Hazizi.

Kjo e fundit ka patur një martesë më përpara, nga e cila solli në jetë tre fëmijë, që jetojnë me babanë e tyre dhe kjo ishte arsyeja që dyshohet se u bë shkak i vrasjes së të resë. Pasi vrau nusen e djalit, Xhevahir Hoxha u vetëvra duke u varur në një pemë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA