Qentë ‘pitbull’ sulmojnë gruan në Tiranë, arrestohet pronari që i braktisi

12/04/2022 12:35
Foto ilustruese

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për braktisjen e kafshës së shoqërimit.

Ai braktisi dy qentë e tij (Pitbull), të cilët më pas kanë sulmuar shtetasen S. Gj., 66 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndër të tjera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu u vu në pranga M. B., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas është kapur duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, si dhe i ka dëmtuar murin rrethues dhe i ka pushtuar një sipërfaqe toke, shtetases G. R.

Top Channel