‘Pellg’ gjaku në korridor e gjurmët në shkallë/ Brenda shtëpisë ku ndodhi krimi në Roskovec, gruaja rrëfen si e gjeti viktimën

12/04/2022 15:26

Top Channel ka siguruar pamjet e rënda të ngjarjes tragjike në Roskovec të Fierit, ku shfaqet vjehrra duke larë gjakun e nuses së vrarë. Në të gjithë ambientin duket se ka gjurmë gjaku të 30-vjecares që u vra me thikë nga vjehrri pasi ky i fundit nuk e pranonte si nusen e të birit.

“Erdha deri këtu të dera e ika. E acaronte shumë ndaj e bëri këtë punë”, tregon gruaja, e cila duket që po pastron gjakun në dysheme.

Bashkëshortja e Xhevairit ka zbuluar debatet që kishin në familje, duke treguar se i biri u nda nga nusja me të cilin ka një djalë 8 vjeç sepse nisi lidhje me Merushen.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Viktima, Merushe Hazizi ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA