Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare Nëse provohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë, Britania dhe aleatët e saj perëndimorë mund të nisin trupa në këtë: paralajmërimi më i fortë deri tani për ndërhyrjen e perëndimit në nje konflikt të cilin është përpjekur shumë ta shmangë, vjen nga ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey, i cili thotë se “se të gjitha mundësitë janë në tryezë lidhur me mënyrat sesi do të reagojë perëndimi”.
Rusia, u shpreh ai do të konsiderohet përgjegjëse ndërsa përsëriti komentet e sekretares së jashtme, Liz Truss se përdorimi i “armëve kimike është i neveritshëm” dhe i kalon kufijtë.
James Heappey: Po punojmë për verifikimin, sepse ai është është padyshim shumë i rëndësishëm. Nëse janë përdorur armë kimike, ky është një moment shumë i rëndësishëm për kryeministrin Boris Johnson dhe krerët e tjerë të qeverive në mbarë botën. Presidenti Putin duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm.
Vetë presidenti rus vazhdoi të këmbëngulë se aksioni ushtarak në Ukrainë synon të garantojë sigurinë e vendit të tij, dhe se objektivat e tij do të përmbushën. Teksa vizitonte qendrën e lëshimit hapësinore, Vostochny, Vladimir Putin e akuzoi Ukrainën se ishte shndërruar në një “urë urë anti-ruse” ku “po kultivoheshin filizat e nacionalizmit dhe neo-nazizmit”.
Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e kanë hedhur poshtë pretendime të tilla, të përdorura si justifikim për agresionin. Ndërsa i mëshoi sërish idesë se bëhet fjalë për një “operacion special ushtarak” rus, shefi i Kremlinit përsëriti se qëllimi është mbrojtja e njerëzve në zonat lindore të Ukrainës, të kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Moska.
Ai shtoi se fushata kishte për qëllim “të garantonte sigurinë e vetë Rusisë”. “Ne nuk kishim zgjidhje tjetër”, u përpoq të argumenonte ai, ndërsa theksoi se “ nuk ka dyshim që t’i arrijmë qëllimet tona”.
Top Channel