“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i vetmi institucion legjitim që duhet të zgjedhë kryetarin”, këtij mendimi i qëndron deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i cili u shpreh pasi doli nga mbledhja se grupi duhet të gjejë një bashkim për elektoratin e tyre.
Alizoti u shpreh ndër të tjera se lufta brenda llojit është shumë e egër dhe se nuk është i bindur plotësisht për pjesëmarrjen e tij më 30 prill. Ai tha se megjithëse Basha është larguar nga roli i kryetarit, mendësia e tij është ende pjesë e grupit.
“Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik dhe unifikimi. Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre. Basha është larguar, mendësia e tij ende pjesë e grupit të PD. Unë kam qendrimet e mia si kryetar grupit. E kam thënë që pas 6 marsit duhet të rizgjidhet kryetari i grupit. Ky është akt politik dhe unifikimi. Një luftë brenda llojit është shumë e egër. Berisha është pjesë e PD, i dhanë aq vota sa i dhanë. Bota ka teori bashkimi. Minoranca nuk mund të jetë më kaprico se maxhoranca. Do e mendoj pjesëmarrjen më 30 prill.”– tha Alizoti.
Nga ana tjetër Xhelal Mziu tha se Partia Demokratike nuk mund të firojë kurrë e përçarë. Ai tha se duhet që të merren përgjegjësitë si grup parlamentar në mënyrë që të heqin dorë nga Gjykatat.
Xhelal Mziu: Të përçarë nuk fitojmë. Në Dibër më 6 mars dy pjesët e PD morëm 9 mijë vota, nga 17 mijë që morëm si opozitë në 25 prill. Duhet të marrim përgjegjësinë si grup parlamentar. Për të hequr dorë nga gjykatat dhe nga procesi i njëanshëm. Të hartojmë një platformë zgjedhjesh e bashkimi. Me dy palët në terren. Zgjedhje seksioni, grup seksioni dhe kryetar dege deri në korrik. Dhe në shtator kuvend kombëtar përbashkues.
Ndërkohë deputeti Edond Spaho ka shprehur disa propozime për zgjidhjen e situatës në Partinë Demokratike. Propozimet e tij përkojnë në katër pika ndër të cilat ishte edhe përfshirja e Berishës në në geupin e plotë parlamentar dhe kryetari nuk duhet të ngarkohet por të jetë Komisioni i Rithemelimit.
Spaho:
1.Të konfirmohet grupi ne Kuvend me te gjithë anëtaret e tij përfshire z. Berisha.
2.Nuk ka kryetar te ngarkuar. Kryetar është komisioni rithemelimit.
3.Nuk ka bashkim me ankimim. Të tërhiqet ankimimi nga Alibeaj.
4.Te mbyllim riorganizimin sa me shpejt, pa shtyrje te procesit pasi po vijnë zgjedhjet vendore
Top Channel