
24/02 22:34
Rremida Shkoza ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku foli ekskluzivisht për pritjen e ëmbël.
Ajo dhe partnerja e saj amerikane do të bëhen nëna të dy binjakëve.
Rremida tregoi se gjithnjë e kishte ëndërruar që të mbante një shtatzëni, ndaj zgjedhja se cila prej tyre do të mbante bebat nuk ishte e vështirë.
“Për mua thirrja ka qenë më e fortë, ndaj për ne ka qenë një vendim shumë i lehtë. S’ ka pasur ndonjë problem, s’ka pasur nevojë të diskutohej gjatë”, tha ajo.
E ndërsa pritja e ëmbël po shkon shumë mirë, Rremida tregoi se gjatë gjithë kohës flet me bebat, madje ajo dhe partnerja e saj kanë menduar edhe emrat.
Top Channel