E rëndë në Roskovec të Fierit/ Vjehrri vret nusen e djalit dhe i jep fund jetës duke u vetëvarur në pemë (Fotot)

12/04/2022 13:10

Një martesë e padëshiruar dyshohet të jetë shkak i tragjedisë së dyfishtë që ndodhi mesditën e së martës në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevair Hoxha ka vrarë me thikë Merushe Hazizin, nusen e djalit. Pas këtij akti ekstrem ka vrarë veten duke u varur në një pemë pas banese. Burime për Top Channel bëjnë me dije se në familjen e tyre ka pasur vazhdimisht debate pasi babai nuk pranonte martesën e të birit me Merushen.

Viktima ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.

Pas kamerës shumë banorë në fshat thonë se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar pasi 61 vjeçari tregohej i dhunshëm dhe e shprehte me zë të lartë synimin për ta vrarë gruan që i biri i kishte sjellë në shtëpi.

Dëshmia e vjehrrës

Top Channel ka siguruar pamjet e rënda të ngjarjes tragjike në Roskovec të Fierit, ku shfaqet vjehrra duke larë gjakun e nuses së vrarë. Në të gjithë ambientin duket se ka gjurmë gjaku të 30-vjecares që u vra me thikë nga vjehrri pasi ky i fundit nuk e pranonte si nusen e të birit.

“Erdha deri këtu të dera e ika. E acaronte shumë ndaj e bëri këtë punë”, tregon gruaja, e cila duket që po pastron gjakun në dysheme.

Bashkëshortja e Xhevairit ka zbuluar debatet që kishin në familje, duke treguar se i biri u nda nga nusja me të cilin ka një djalë 8 vjeç sepse nisi lidhje me Merushen.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.

Dëshmia e kunatës

Sipas kunatës, 61-vjeçari Xhevair Hoxha që vrau nusen me thikë i thoshte të birit që të mos e mbante në shtëpi ndërsa shpesh ia bënte të ditur se do t’i vriste që të dy.

Kunata: Kanë qenë shumë të mirë. Vjehrra e donte. Merushja punonte në një serë të vogël aty para shtëpisë. Kishin nja 1 vit që duheshin. Kishte 3 fëmijë ajo, i kishte lënë tek e ëma. Ai ishte shumë në rregull, punonte. Nuk ishte dakord me djalin.

Ai i thoshte mos e mbaj në shtëpi se nuk e dua. I kishte thënë djalit gjithmonë, do vras ty e atë dhe do të vetëvarem. Ziheshin shpesh për shkak të nuses. Të gjithë punonin e bënin. Djali ka qenë me zetor duke punuar.

FOTO GALERI
4/9
Nusja, Merushe Hazizi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA