24/11 19:15
Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në Telegram.
Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, sipas autoriteteve ukrainase.
Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet , ku 87 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas, rreth 4.8 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus.
Top Channel