Aksident i rëndë në fshatin Orman/ Makina godet 13-vjeçarin, i mituri në gjendje të rëndë

12/04/2022 21:14

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Orman të Korçës ku një makinë ka përplasur një 13-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Bëhet me dije se i mituri është në gjendje të rëndë dhe momentalisht ndodhet në spitalin e Korçës duke marrë ndihmën e parë.

Makina drejtohej nga një person me inicialet Xh. Sh. i cili shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel